Pilaf Kabuli, qofte, etj.. Një restorant në Stamboll shërben vetëm pjata afgane.

Haji Yakup u vendos në një lagje të Stambollit dy vite më parë, pasi iu largua dhunës në Afganistanin e mbërthyer nga lufta. Ai nuk flet ende turqisht, por biznesi i tij është i suksesshëm: Katering mes komunitetit afgan, që po rritet gjithnjë e më shumë në Stamboll.

“Mbi 60 për qind e klientëve tanë janë afganë që jetojnë këtu. 30 për qind arabë dhe iranianë, e pjesa tjetër turq”, tha Haji Yakup Burhan, pronar.

Gjithnjë e më shumë refugjatë afganë po zgjedhin të qëndrojnë në Turqi. Në një përpjekje për të tërhequr më shumë investime, vendi ka reduktuar shumën për marrjen e shtetësisë nga investimi, nga 1 milion dollarë në vetëm 250 mijë dollarë dhe po i lejon të huajt të investojnë në pasuri të paluajtshme.

“Nëse krahasoj biznesin me vitin e shkuar, shitjet e pronave ndaj afganëve janë rritur me 100 për qind. Kjo sepse njerëzit blejnë prona për të marrë shtetësinë turke. Është diçka për të cilën afganët janë shumë të interesuar”, tha Mehmet Yasin Hamidi.

Për shumë sipërmarrës afganë, barriera e gjuhës mbetet shqetësuese. Por, ata ndiejnë se paratë e tyre janë më të sigurta këtu, sesa në vendin e tyre ku ata iu tremben rrëmbimeve për haraç që janë të përhapura mes biznesmenëve.

Si rezultat, mes mijëra dyqaneve në “Pazarin e madh” të famshëm të Stambollit, 42 iu përkasin afganëve. Mes tyre Hadi, që gdhend shkrime islamike dhe otomane në unaza me gurë të çmuar, një aftësi kjo që ai e ka trashëguar nga gjyshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA