SHBA-BE, përplasje totale/ Ndryshon plani i paqes, shpërthen Trump: Europa në drejtim të gabuar 08/12 22:53
Për protestën e opozitës ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar: “Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.
Veliaj nënvizon se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë: “Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon.
Top Channel