Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së PS-së, nga ku dolën edhe emrat për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

“Kemi pasur mbledhjen e kryesisë për kandidaturat për 61 bashkitë dhe për të diskutuar për listat përfundimtare për këshillat. Nesër të gjithë të deleguarit sipas qarqeve do të jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat e miratuara në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese të fushatave elektorale dhe më pas nisim fushatën.

Kemi vendosur për të gjitha bashkitë. Janë disa detaje të fundit që janë çështje qarqesh. Të deleguarit kanë mandatet për t’i përmbyllur të gjitha”- tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA