Nafta e AlbPetrol i helmoi/ Banorët e Kallmit në Fier jetojnë mes mbetjeve
11/05/2019 12:21
Banorët e Kallmit në Fier, prej 30 vjetësh bashkëjetojnë me mbetjet hidrokarbure. Pellgjet e mbushur me serë dhe naftë janë shqetësim i përhershëm për shëndetin e tyre, por edhe rrezik për jetën e fëmijëve.
Thuajse të gjithë banorët janë të sëmurë me karbon në gjak.
Afrimi i verës dhe rritja e temperaturave e shton edhe me shumë ndotjen që shkaktohet nga pellgjet me serë dhe naftë. Situata rëndohet edhe më tepër nga gropa ekologjike e ndërtuar fare pranë fshatit. Në të derdhen të gjitha mbetjet hidrokarbure të zonës naftëmbajtëse.
Në puset e shtëpive, uji është me ngjyrë si pasojë e ndotjes dhe nuk mund të përdoret as për të larë.
Fshati Kallm është pjesë e zonës naftëmbajtëse të Patos-Marinzës.
Top Channel