Mbi 50,000 të pastrehë nga përmbytjet në Marok, situata përkeqësohet pas lëshimeve të kontrolluara të prurjeve nga një digë
Autoritetet amerikane kanë konfiskuar një anije mallrash koreanoveriore për shkelje të sanksioneve amerikane dhe atyre të OKB-së, nëpërmjet eksportimit të qymyrgurit.
Divizioni për Sigurinë Kombëtare i Departamentit amerikan të Drejtësisë u shpreh sot nëpërmjet një deklarate se anija ishte duke iu afruar ujrave territoriale amerikane dhe saktësoi se e njëjta anije është konfiskuar njëherë në prill të vitit 2018 nga autoritetet detare të Indonezisë.
Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John Demers, tha se “kjo anije që thyen sanksionet është tashmë jashtë loje”.
Anija, e njohur me emërtimin “Wise Honest”, konsiderohet ndër anijet më të mëdha të transportit të Koresë së Veriut. Kjo është hera e parë që Shtetet e Bashkuara konfiskojnë një anije koreanoveriore për shkelje të sanksioneve.
Monitoruesit e OKB-së thanë se kur kjo anije u konfiskua vitin e kaluar, ajo po transportonte 25 mijë tonë qymyrguri me një vlerë prej rreth 3 milionë dollarësh. Në të kaluarën, Koreja e Veriut e ka përdorur këtë anije edhe për të transportuar makineri të rënda.
Top Channel