Shqipëria, Italia dhe Mali i Zi bëhen bashkë për pastrimin e detit Adriatik nga mbetjet e plastikës. Një projekt i përbashkët, i quajtur “Mirëserdhe”, u prezantua në Kotor në një forum për makro-rajonin Adriatiko-Jonian.

Që nga nisja e mbledhjes së të dhënave në 2018, plazhet shqiptare rezultojnë më të ndoturat me 240 kg mbeturina, prej të cilave 73% janë plastikë.

Më pak të ndotur janë plazhet italiane Torre Chianca, Frigole dhe San Cataldo në rajonin e Salentos, të ndjekura nga ata malazeze, me 60 kg mbeturina, prej të cilave 60% janë plastikë. Ekspertët bëjnë thirrje për rritjen e bashkëpunimit në të tre vendet, që do të përfshinte jo vetëm pastrimin e zonave të ndotura detare, por edhe gjetjen e mënyrave për parandalimin e ndotjes në detin Adriatik.

Përveç rehabilitimit të bregdetit, kërkuesit dhe biologët e projektit synojnë që të ftojnë artistë dhe dizajnues në krijimin e barrierave miqësore ndaj mjedisit, për mbrojtjen nga erozioni, duke përdorur materialet drusore të grumbulluara nëpër plazhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA