Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë. Përplasja ka ndodhur në zonën e Lungomares.  Burime për Top Channel raportojnë se një person është paraqitur në spital me plagë në këmbë.

Ngjarja është regjistruar  rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku zona ka qenë e populluar, të cilët janë tmerruar nga të shtënat me armë zjarri. Dy automjete kanë qenë të parkuara pranë njëra-tjetrën dhe palët fillimisht janë konfliktuar verbalisht dhe më pas situata ka degjeneruar në përleshje me armë.

Mësohet se i plagosuri ka qenë kalimtarë i rastit. Pasi kanë hipur në makina, autorët e të dyja automjeteve kanë vazhduar të shtënat me armë duke qenë në ecje.

Ndërkohë, në fshatin Babicë e Vogël, që ndodhet 5 km larg qytetit të Vlorës, policia gjeti një automjet të përfshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por policia ende nuk ka dalë në një konkluzion përfundimtar.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA