Lagja “Kala”, ose fshati i Himarës, është ndërtuar mbi kodrën e Barbakasë. Himara përbën një qytet me histori të gjatë, e cila fillon që në periudhën antike.

Pamja është mahnitëse. Nga njëra anë sheh në pëllëmbë të dorës qendrën e qytetit të Himarës, në perëndim, shtrihet i mahnitshëm plazhi piktoresk i Livadhës dhe rruga e shtruar pak kohë më parë, që gjarpëron deri në breg të detit. Në lindje të kështjellës, malet e larta të mbuluara nga retë.

Himara përmendet nga gjeografi grek Straboni, i cili na ka lënë një përshkrim të hollësishëm të bregdetit të Adriatikut dhe Jonit. “Në malet Akrokeraune, shkruan ai- është kështjella e Himarës dhe burimi i ujit mbretëror”.

Kalaja e Himarë përkufizohet nga dy kanione , ai i Vishës në veriperëndim dhe në jug-lindje nga kanioni ose përroi i Kole Midharit.

Ne, sot së bashku me një grup turistësh të ardhur nga vende të ndryshme do të vizitojmë këtë vend e cila ka një pamje mahnitesh.

Për më shumë ndiqeni klipin e mëposhtëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA