Milan kërkon Europën, por në transfertë loja është dobët

10/05/2019 12:01

Ndoshta është entuziazmi i të paktën 54 mijë spektatorëve që mbipopullojnë stadiumin San Siro në çdo ndeshje, apo ndoshta dhe tapeti i shtëpisë. Fakt mbetet që rendimenti i Milanit këtë sezon në futbollin italian, është dukshëm më i mirë në krahasim me përballjet në transfertë.

Ekipi kuqezi do të shpresojë deri në fund se mund të kualifikohet në Ligën e kampioneve por problemet brenda dhe jashtë fushës, si dhe ritmi i lartë i kundërshtarëve, po e bëjnë një mision të pamundur.

Duke analizuar serinë A, Milan është i treti në një renditje hipotetike për pikët e fituara në shtëpi, plot 37 të tilla në 18 ndeshje. por shanset e pakta për të shkuar në Europën që vlen kalojnë në transfertë, respektivisht të shtunën në Firence ndaj Fiorentinës, dhe më pas ndaj Spal në javën e fundit.

Larg Milanos, gjërat shkojnë jo mirë për kuqezinjtë pasi kanë marrë vetëm 22 pikë në 17 ndeshje, praktikisht vetëm 5 suksese jashtë San Siros që e bëjnë të pamundur me këtë ritëm, turneun elitar kontinental. Asnjë prej ekipeve që mund të luajë sot i kualifikuar ën Champions, ka marrë kaq pak suksese në transfertë. Minimumi është 7 fitore dhe mbahet nga Atletico Madrid, Valencia, Lion.

Top Channel