Në Librazhd, gjatë natës disa persona ende te paidentifikuar kanë grabitur një banesë në lagjen nr 1 në Librazhd.

Sipas informacionit paraprak të policisë grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit me iniciale K.A dhe kanë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.

Njoftimi

Librazhd/ Informacion paraprak

Gjatë natës në lagjen nr 1 , Librazhd, persona ende te paidentifikuar, dyshohet nën kërcënimin e thikës, kanë marrë në banesën e shtetasit K.A, një sasi lekësh dhe disa bizhuteri.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA