Kësulat shqiptaro-serbe; Në kinema shfaqet filmi i listuar për çmimet Bafta

10/05/2019 15:34

Kësulat janë elementë të përdorura nga shqiptarët e Kosovës, por edhe nga serbët. Kur këta popuj vendosen në një kontekst lufte, një element sado i thjeshtë qoftë, shndërrohet në kompleks.

Qoftë kjo edhe kësulat përkatëse tradicionale që të dy popujt vendosin në raste gëzimesh dhe hidhërimesh.

Nisur nga ky simbol Jimi Tihofsi krijoi skenarin e filmit “Kësualat”, që trajton dy familje, një shqiptare dhe një serbe, miq dhe fqinj prej një kohe të gjatë gjenden para raporteve të reja kur nis lufta më 1999.

“Çdo herë që shikojmë një person që e ka të vënë një kokë një nga këto kësula, ne e dinim se kujt populli i takon, Nuk duhet të harrojmë, se kemi edhe borxh moral ndaj popullit tonë”, tha Jimi Tihofsi, skenarist/aktor.

Besimi i lëkundur, frika e paragjykimi ndërthuren për të shpërfaqur një tabllo krejt të pazakontë në fshatin në kufi. Të gjitha këto elementë sillën nëpërmjet rrëfimeve dokumentare ndërthurur me zhanrin artistik të filmit.

Kësulat ka qenë pjesëmarrës në shumë festivale ndërkombëtare të kategorisë A, i renditur po ashtu edhe në listën e BAFTA-s, dhe tashmë po shfaqet në kinematë shqiptare.

“Le të mendojnë ashtu siç inspirohen nga filmi. Kjo është më e sinqertë nga ana ime”, tha Jimi Tihofsi, skenarist/aktor.

“Duhet të ballafaqoshim me një person jashtë normave të një shqiptari. Duhet të ballafaqosha me një mësues, personazh pozitiv serb”, tha Ismail Kasumi, aktor.

Filmi vjen në regjinë e Alan Trow, duke na sjellë edhe njëherë vuajtjen njerëzore që shkakton urrejtja mes popujve. Me qëllimin që çdokush që sheh filmin të njohë edhe një version tjetër të luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA