Grida Duma deklaroi në Top Talk se “strategjia e opozitës për protesta mbarëkombëtare e ka bërë Ramën të ikë, duke ndjekur strategjinë e opoiztës”.
“Rama është në ndjekje. Ne jemi shumë mirë deri këtu”, theksoi anëtarja e Kryesisë së PD-së.
“Duhet qartësi e plotë me forumet e larta të partisë të cilat duhet të angazhohen në vendimarrje më shumë për të maksimizuar forcën opozitare. Vetëm qartësia e strategjisë dhe delegimi i pergjegjësive në forume jo thjeshtë ne pjesëmarrje protestash do të kompaktësoje qendresën e opozitës në këtë betejë të vështirë. Domosdoshmëri paralele është qartësia e ekipit; nese PD ka anëtarësime të reja do të thotë që është e pregatitur të mbështesë platformen e zhvillimit. Nëse kërkojmë të rregullojmë sistemin politik duhet të jemi paralel në ofertë duke sistemuar pergjegjësite e ekipit dhe ofertës sonë”, u shpreh Duma.
Top Channel