Messi rikthehet në Argjentinë, gati të luajë për herë të parë në karrierë ndaj një klubi të vendlindjes
“It’s coming home” nuk ishte një refren çfarëdo që dëgjonim shpesh nga tifozët e Anglisë gjatë Botërorit “Rusi 2018”. E megjithëse nuk u bë realitet asokohe, futbolli anglez vuri diktatin në Europë.
Këtë e konfirmojnë më së miri dy finalet e kupave europiane të futbollit për klube, Champions League dhe Europa League.
Pas Liverpool-Tottenham që do të diskutojnë finalen e kompeticionit të kupës me veshë të gjatë, një duel jo vetëm anglez, por edhe derbi londinez do të diskutojë trofeun e dytë për nga rëndësia. Bëhet fjalë për Arsenal-Chelsea.
“Topçinjtë” kaluan në finale pasi mposhtën Valencian, ndërsa “blutë” u desh të djersinin më shumë, pasi Eintrachti i Frankfurtit rezultoi më i vështirë nga parashikimet. Pas barazimit 1-1 në Gjermani, u duk Chelsea do ta kishte të lehtë kualifikimin, por edhe në “Stamford Bridge” u ndalën sërish në të njëjtat shifra, duke shtyrë gjithçka për në shtesa.
As pas 30 minutash lojë përtej 90 minutëshit të rregullt nuk ndryshoi gjendja, ndërsa në ndihmë u thirrën goditjet nga distanca e 11 metrave, nga ku londinezët gabuan më pak sesa gjermanët.
Top Channel