Shpresat e Kosovës për t’u kualifikuar në Europianin 2020 morën një hov të madh me paraqitjet e Ligës së Kombeve, por tani, përfaqësuesja e trajnerit Bernard Challandes merr një tjetër lajm të mirë. Në Ditën e Europës, një talent si Florent Hadërgjonaj u zyrtarizua si përforcimi më i ri për ekipin.

Ai mori pasaportën kosovare dhe ka konfirmuar se ka pranuar ta përfaqësojë ekipin në arenën ndërkombëtare që në sfidat më të afërta.

Mbrojtësi anësor i Huddersfield Town, klubit që këtë sezon militon në Premier League, kishte kërkuar me ngulm të luante me Kosovën, pavarësisht se ka lindur në Zvicër dhe ka luajtur me të gjitha ekipet e moshave të përfaqësueses helvete.

“Dëshira ime ka qenë gjithmonë të luaj për vendlindjen time, por është dashur të vijë momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra, nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadërgjonaj jam një ‘Dardan’ plus për trajnerin Bernard Challandes, e do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën”, tha Florent Hadërgjonaj.

Florent Hadërgjonaj është i gatshëm tashmë për ndeshjet e qershorit, me Malin e Zi dhe Bullgarinë. Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në transfertë, si pjesë e kualifikueseve për Euro 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA