“Unë për ty isha Skënderbeu, ti nga Mamica u bëre flamingo”, Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por nuk u hodh në votim. Replika e deputetes: Jam kundër atyre që abuzojnë me pushtetin 14/11 23:02
“Triptik për paqen” titullohet koncerti simfonik që artdashësit fierak ndoqën mbrëmjen e së mërkurës, në kuadër të 9 Majit Ditës së Europës.
Koncerti përbëhej nga një orkestër me 65 instrumentistë dhe kori me 100 këngëtarë nga Prishtina, Selaniku dhe liceu i Fierit, me dirigjentë orkestre italianin Ettore Papadia.
Aktiviteti është një manifestim multimediatik i artit europian për paqen dhe Evropën e Bashkuar.
Sipas regjisorit te aktivitetit, vendi ynë jep kontributin e tij në Kulturën Europiane.
Bashkëpunimi me artiste nga shtete të ndryshme të Europës i jep më shumë rëndësi këtij aktiviteti.
“Requiem” i Verdit dhe koha e IV e “Simfonisë 9” të Bet’hoven ishin dy shtyllat e këtij koncerti madhështor.
Top Channel