“Ajo vetëm prokurore që nuk është”. Kështu u shpreh Fahri Balliu për Arta Markun, në studion e “Top Talk”, kur gazetari Denis Dyrnjaja e pyeti mbi rolin e prokurorisë mbi çështjen e shoqërimit të djalit të tij, Klevis Balliu nga policia.

I pyetur nëse ka një apel për Markun e cila sonte në mbrëmje është e ftuar në “Open” me Eni Vasilin ai tha:

“ Ajo vetëm prokurore që nuk është. Për ndonjë punë tjetër thirreni e pyeteni. Shqipëria dhe shqiptarët i kanë zorrët e së keqes jashtë. Unë po iu them që në një mbledhje të komisionit juridik në Kuvend, ish-ministri Nasip Naço ka dhënë një shifër që të ngjeth mishin. Ka 1500 vrasës me pagesë dhe vrasës të ndryshëm që janë në kërkim dhe asnjë nuk flet për këtë gjë. Unë do thoja që vrasësi i parë është kryeministri i cili i shkakton gjithë këto të zeza”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA