Në muzeun spanjoll, Prado është ekspozuar “Njoftimi”, një kryevepër e shekullit të 15 e piktorit të rilindjes Fra Angelico, dhe kjo është bërë në prag të festimeve të 200 vjetorit të muzeut.
Vepra është restauruar dhe ekspertët kanë punuar për thuajse një vit në muzeun e Madridit për të harmonizuar ngjyrat e saj. Vepra është një nga më të njohurat e piktorit italian dhe fratit domenikan. Në të përshkruhet një moment në testamentin e ri, kur engjëlli Gabriel i thotë virgjëreshës Mari se ajo do të lindë krishtin ndërsa në anën e majtë tregohet dëbimi i Adamit dhe Evës nga parajsa.
“Ne kemi mundur të risjellim në jetë dritën që mbështjell të gjithë kompozimin, shkëlqimin dhe ngjyrat transparente të fra Anxhelikos”, Almundena sanchez, restauratore.
Kostoja e restaurimit ka shkuar në 150 mijë euro dhe është mbuluar nga donacione nga dy organizata jo qeveritare. Njoftimi do të jetë vepra kryesore e një ekspozite që do ti kushtohet rilindjes së hershme, që muzeu Prado do të hapë nga 28 maji deri më 15 shtator. Muzeu i famshëm spanjoll, priti 2.9 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe mban një seri eventesh speciale dhe ekspozitash për të festuar 200 vjetorin e tij.
Top Channel