Brigjet e gadishullit Plougastel-Daoulas në Bretanjë, mbajnë një mister të gdhendur në shkëmbinj. Ai duket se daton nga shekulli i 18, por askush nuk e di se çfarë tregon ai. Në përpjekje për të zgjidhur misterin, komuna ofron 2 mijë euro për këdo që mund të ndihmojë në deshifrimin e shkrimit.
“Duke parë nga fundi në fillim, vëmë re një datë 1786, dhe më pas një tufë shkronjash të alfabetit tonë dhe gjithë këto të tjerat. Janë gjithsej 20 radhë”, thuhet në njoftim.
Shënimi është një mister, ndaj autoritetet e kanë bërë këtë apel. Tek shkëmbi mund të arrihet vetëm në baticë. Ai është në një pikë që ngrihet mbi det. Shkronjat janë të shumta por ka edhe vizatime, mes të cilëve një varkë dhe shafran. Në të, janë gdhendur edhe dy data 1786 dhe 1787.
“Ne menduam se ndoshta ka njerëz në botë që kanë punuar apo që kanë bërë kërkime dhe ndoshta mund të gjejnë edhe zgjidhjet. Ndaj zgjodhëm që në vend që të vazhdojmë të kërkojmë dhe të mos zbulojmë se çfarë shkruhet atje, të hapim një konkurs të tillë”, tha Dominique Cap, kryebashkiak i Plougastel Daoulas.
Disa njerëz mendojnë se shkrimi është bask, por të tjerë mendojnë se është një gjuhë e vjetër lokale. Sidoqoftë, gjuhëtarët, historianët, akademikët, studentët apo thjeshtë të apasionuarit pas fushës, janë ftuar të ndihmojnë në zgjidhjen e enigmës dhe kanë kohë deri më 30 nëntor për të paraqitur variantin e tyre. Më pas do të caktohet një juri, që do të zgjedhë shpjegimin më të besueshëm dhe për të dhënë çmimin.
Top Channel