Prokurorja e Përkohshme Arta Marku e pyetur nga gazetarja Eni Vasili në emisonin “Open” në Top Channel për arritjet në krye të organit të hetimit, veçoi lëvizjet e drejtuesve të Prokurorisë.

“Kam lëvizur drejtues që mendoj se kishin plotësuar orët e tyre në drejtim dhe nuk mendoj se kishin për t’i dhënë gjë sistemit. Unë mendoj se në krye të prokurorive kam vënë njerëz cilësor, të ndershëm. Është cilësi shumë e rëndësishme të jesh i ndershëm. Zonja Prela nuk është e vetmja drejtuese që kam caktuar. Më duhet t’ju sqaroj se kompetenca për të lëvizur prokurorët ka qenë një dispozitë kalimtare deri në krijimin e KLP-së. Nuk janë zgjedhje abuzive. Janë zgjedhje që janë bërë pasi kam marrë informacione nga institucionet”, tha ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA