Koreja e veriut ka hedhur një raketë, të panjohur, më pak se një javë pasi testoi disa raketa me rreze të shkurtër veprimi. Kjo është konfirmuar nga ushtria koreano jugore që thotë se mjeti është hedhur nga një lokacion në sinori, në veri perëndim të kryeqytetit Penian, drejt lindjes. Testi është një përpjekje e Koresë së Veriut për të shtuar presionin mbi SHBA në lidhje me dështimin e saj për të bërë lëshime në negociatat bërthamore, thonë analistët.
Një i dërguar i lartë amerikan është dërguar ndërkohë në Korenë e Jugut, për bisedime mbi zgjidhjen e situatës. Në shkurt, samiti në Vjetnam mes liderit koreano-verior Kim Jong un dhe presidentit amerikan Donald Trump, përfundoi pa marrëveshje. Trump u largua pas asaj që e quajti një marrëveshje të keqe të ofruar nga Kim.
Ndërkohë, mjeti i paidentifikuar është hedhur rreth orës 16.30 minuta, thanë zyrtarët koreano jugorë pa dhënë detaje të tjera. Sipas raporteve, ai ka fluturuar për rreth 420 km mbi Korenë e Veriut. E gjendur 75 km larg Penianit, baza Sino-ri është një nga më të hershmet e Koresë së Veriut. Zyrtarët po analizojnë tani nëse bëhet fjalë për një mjet të vetëm apo disa.
Top Channel