Burime nga kapiteneria e Durrësit, bëjnë me dije se, për shkak të motit të keq , motorët e një jahti me flamur Austriak janë fikur.

Në drejtim të jahtit janë dërguar rimorkiatorët mjetet e shpëtimit detar. Jahtit me 3 anëtar në bord po u jepet ndihma nga mjeti detar i portit Durrës.

Për momentin gjendja është nën kontroll dhe jahti do ankorohet në port.

Jahti ishte në lundrim në zonën e Kallmit në Durrësit kur moti me erëra të forta e dallgë ka bërë që në këto momente, ekuipazhi i jahtit të kërkojë ndihmë, duke lëshuar sinjalin SOS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA