Fetivali i përvitshëm në kryeqytetin andaluzian Sevilje, u hap me kërcimet tradicionale dhe pajtonët. Ceremonia e hapjes, sjell Seviljanën, një kërcim folkloristik spanjoll, nga Sevilja, që kërcehet nga dy, një apo edhe më shumë çifte, në një rreth, ose në grup.
“Ka katër kërcime, me hapa që ndërlidhen me njëri tjetrin dhe të them të vërtetën, nëse nuk je nga këtu, e ke vështirë ta kërcesh”, tha Laura, pjesëmarrëse e këtij eventi.
“Është një kërcim tradicional, në të cilin një grua vesh kostum tradicional. Edhe nëse nuk kemi veshur një të tillë, ne shpalosim mënyrën se si kërcejmë, mënyrën se si e kuptojmë shtëpinë tonë, Andaluzinë. Kjo është një mënyrë për të shprehur vetveten po ashtu”, tha Carmen.
Seviljana është një kërcim folkloristik. Një kërcim shumë popullor, i ndryshëm nga flamenko. Kërcimi është i njohur që nga vitet 1847, mbi të gjitha në provincën e Seviljes dhe Huelvës.
Bëhet fjalë për një kërcim tipik andaluzian, dhe diçka që njerëzit e ndajnë me njëri tjetrin. Ata kërcejnë, disa më mirë e disa më keq, por guxojnë dhe argëtohen jo pak.
Top Channel