U përplas nga makina, humb jetën pas dy ditësh në spital i moshuari nga Korça
Presidenti i vendit Ilir Meta ka thënë se Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.
Në një status në facebook, Meta thotë se dialogu do të kontribuonte në përmirësimin e marrëdhënies mes dy vendeve.
Statusi
Shqipëria do të mbështesë përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u riangazhuar në dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Një proces konstruktiv ka potencialin të prodhojë marrëveshjen përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, tërësore dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe kontribuon për paqen, stabilitetin e perspektivën europiane të rajonit. #BBPTirana ??????
Top Channel