Bindja Demokratike merr pjesë në zgjedhje, Kolegji Zgjedhor rrëzon anikimimin

09/05/2019 12:41

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar anikimimin e depozituar nga Bashkimi Demokratik kundër vendimit të KQZ për regjistrimin në zgjedhje të Bindjes Demokratike.

Pas regjistrimit për në zgjedhjet e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike, çështja ka përfunduar në Kolegjin Zgjedhor, pasi partia Bashkimi Demokrat ka ankimuar vendimin e KQZ-së për regjistrimin e partisë së Astrit Patozi.

Sipas partisë Bashkimi Demokrat, partia Bindja Demokratike është regjistruar në 25 prill dhe pasi vendimi të merrte formë të prerë, duhej të regjistrohej në regjistrin e partive dhe pastaj vërtetimi i gjykatës do ishte i vlefshëm për t’u regjistruar në KQZ.

“Në datën 27-të, thotë partia Bashkimi Liberal, KQZ u mblodh dhe e regjistroi BD duke i ditur këto të meta”.

Seanca u shqyrtua sot në Kolegjin Zgjedhor, me anëtarë Tomor Skerli, Artur Malaj, Lindita Sinanaj, Astrit Kalaja, Ridvan Hado.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA