Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku deklaroi në “Open” se hetimet ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla po vazhdojnë, por po priten letër-porositë nga Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania.
“Në dijeninë time po vazhdon. Nuk mund të them se po zvarritet. Kam dijeni më të madhe pasi letër-porositë kalojnë përmes zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet”, tha ajo në “Open”.
Ndërkohë e pyetur për punën e paraardhësit të saj ajo tha: “Nuk është etike, nuk më takon mua që të flas për paraardhësin tim. Hetimi për kryeprokurorin”.
Ndërsa për dosjen e grabitjes në Rinas, ajo tha se është thuajse e zbardhur.
“Ajo dosje është pothuajse e zbardhur. Është punuar shumë mirë si rrallëherë”, u shpreh.
Top Channel