Top Talk/ Nesho: Ballkani mund të penalizohet nga huat e qeverisë kineze

08/05/2019 16:20

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në OKB,Agim Nesho tha në Top Talk se huat apo ndihmat financiare kineze në Ballkan nuk lidhen me zhvillimet ekonomike dhe se mund të sjellin penalizime të rënda për rajonin.

“Kur vjen puna për ekspansionin ekonomik, në këtë rast atë kinez, nga zhvillimet dhe planifikimet e Perëndimit dhe standardeve kineze për të dhënë hua apo ndihma të cilat nuk shikojnë asnjë kusht që lidhen me zhvillimet demokratike, funksionim e institucioneve por është një hua që mund të penalizohet më vonë, nëpërmjet rikthimit financiar, ndoshta më të rëndë, të gjithë huave që ka dhënë qeveria kineze për infrastrukturën. Këto hua rrezikojnë, sepse duke mos qenë në parametrat e duhura për të bërë vlerësime, ato gjejnë rrugën më të lehtë për t’i afruar këto investime në Ballkanin Perëndimor që kanë në fakt edhe një kosto politike më vonë”, tha Nesho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA