Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Liges së kampioneve nga ku do të dalë skuadra kundërshtare e Liverpoolit në finalen që do të luhet në Wanda Metropolitano të Madridit.

Në Johan Cruyff Arena’ do të vihen përballë Ajaxi dhe Tottenhamin me skuadrën holandeze ka ka fituar ndeshjen e parë në Londër 1-0 ndaj Hotspurs.

Ajaxi në këtë sezon po rezulton një skuadër thuajse e pamundur për t’u thyer në shtëpinë e tij duke qenë se në 24 ndeshje të zhvilluara në Amsterdam ka humbur vetëm 1 herë.

Përsa i përket Tottenhamit, skuadra londineze do të kërkojë që të arrijë në finalen e parë të Ligës së Kampioneve në historinë e saj.

Në Ajax-Tottenham do të ketë brenda saj edhe një mini-sfidë atë mes dyshes Schone-De Jong dhe Eriksen e Sissoko. për t’u theksuar është se Eriksen kthehet në Amsterdam si një ish lojtar i skuadrës së Ajaxit se bashku me Alderëeireld, vertonghen

Përsa i përket lojtarëve që janë në dispozicion të trajnerëve Ten hag dhe Pochettino. Te Ajaxi mungon vetëm Bandè ndërkohë që në dyshim është braziliani Neres, ndërsa te Tottenham rikthehet koreano-jugori Son, por nuk do të jenë Harry Kane, Winks dhe Sanchez.

Ajaxi dhe Tottenhami janë ndeshur 3 herë me njëri-tjetrin në arenën evropiane me londinezët që kryesojnë me 2 fitore kundrejt 1 të holandezëve që është pikërisht ajo e arritur javën e kaluar

Top Channel