Kualifikimi i mrekullueshëm i Liverpoolit për në finalen e Ligës së kampioneve pasi shkatërroi Barcelonën 4-0 në Anfield ka pushtuar faqet e para të mediave evropiane.

Në Angli entuziazmi është në nivelet më të larta dhe kjo duket në titujt e artikujve të tyre.

Te tabloidi Daily Mirror shkruhej: Mrekullia e Anfieldit, Të kuqtë shkatërruan Barcelonën dhe kaluan në finale, ndërsa e përditshmja The Guardian publikon artikullin: Është jashtë kësaj botë, Origi dhe Wijanldum realizuan përmbysjen fantastike të Liverpoolit.

‘Mrekullia në Mersey-shkruan e përditshmja tjetër Telegraph në artikullin e saj ku shtonte nëntitullin: liverpooli i mrekullueshëm befason barcelonën dhe arrin finalen e Ligës së Kampioneve.

Krejtësisht ndryshe është atmosfera në Spanjë ku mediat sidomos ato katalanase nuk i kursyen kritikat e forta ndaj barcelonës duke e cilësuar paraqitjen e saj si të turpshme.

‘Të skuqeni nga turpi-shkruan në faqen e saj të parë El Mundo Deportivo-goli qesharak i 4-0 nga një goditje këndi është epitafi i një skuadre që përsëriti dështimin me Romën. Akoma më e ashpër është ‘Sport’ teksa thekson: Paraqitja më qesharake në histori. Në madrid, e përditshmja AS shkruan ‘Rrufe në Anfield që shoqëron foton e Ter stegen teksa sheh topin të shkojë drejt portës, ndërsa ‘Marca’ flet për dështim historik të Barcelonës.

Edhe të përditshmet e tjera evropiane kanë vënë në plan të parë suksesin fantastik të Liverpoolit. ‘Liverboom’ shkruan italiania Corriere Dello Sport, ndërsa La Gazzetta dello Sport publikon artikullin: Liverpool i Cmendur kalon në finale, Messi kthehet në shtëpi. pak a shumë të njëjtën gjë theksoi edhe L’Equipe’ teksa flet të ‘Të kuq të cmendur’, ndërsa A Bola flet për një mrekulli në Anfield

FOTO GALERI
1/14

Top Channel