Leo Messi, fytyra e dramës së Barcelonës në “Anfield” (Foto)

08/05/2019 17:09

Fotot e Leo Messit në fund të ndeshjes Liverpool-Barcelona tregojnë se si ndihen sot të gjithë tifozët e Barçës.

Supersfida përfundoi me fitoren 4-0 të anglezëve dhe kualifikimin e tyre për në finalen e madhe të Champions League.

Ndeshjen e parë Liverpool e kishte humbur në Camp Nou me rezultatin 3-0 dhe pakkush e priste këtë përmbysje, sidomos pasi u mësua se në këtë ndeshje Liverpool do të zbriste në fushë pa dy nga yjet kryesorë të ekipit: Salah dhe Firmino.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel