Në Angli besojnë se djali që i dha topin mbrojtësit Alexander Arnold ishte kyç në golin e katërt që shënoi Liverpool ndaj Barcelonës dje në mbrëmje.

Ishte minuta e 78 e ndeshjes dhe rezultati i përgjithshëm ishte 3-3 kur Trent Alexander-Arnold tentoi një krosim nga e djathta dhe një mbrojtës i Barcelonës e dërgoi topin në goditje këndi. Në atë moment ndodhi gjithçka. Divock Origi iu afrua zonës së vogël për të nxjerrë jashtë topin në mënyrë që Arnold të ekzekutonte goditjen e këndit.

Në këtë moment lojtarët e Barcelonës i heqin të gjithë sytë nga topi, ndërkohë që mbrojtësi e niste lojën shpejt dhe sulmuesi belg Origi shënon me lehtësi nga fare pranë portës.

Një aksion që vështirë se e shikon edhe në ndeshjet e fëmijëve, gjë të cilën e pranoi edhe vetë Luis Suarez pas ndeshjes. Por, në Angli mendojnë se pati një hero që ndërhyri në këtë aksion: djali që kap topat. “Liverpool Echo” publikoi sot se në momentin që topi doli në goditje këndi, djaloshi i dha menjëherë një top tjetër Alexander-Arnoldit në mënyrë që ky të niste lojën shpejt. Nëse topin do ta kishte vonuar, Barcelona do të mund të kishte shmangur golin e katërt.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA