Nga vendi i 15-të në Champions League! Manchester United rilind dhe synon trofetë 01/08 23:41
Lucas Moura u shndërrua në hero për Tottenham Hotspurs duke shënuar 3 gola dhe duke e çuar ekipin anglez në finalen e Champions League.
Tottenham e pa veten në disavantazh 2-0 në pjesën e parë, por në pjesën e dytë përmbysi gjithçka me brazilianin Lucas, i cili shënoi 3 herë.
Goli i tretë dhe i kualifikimit u shënua në sekondat e fundit të minutës së pestë shtesë të ndeshjes.
Edhe pse zhgënjimi ishte i madh, tifozët e Ajax e duartrokitën ekipin e tyre në fund të takimit.
Tashmë, në Madrid do të luhet finalja e madhe e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham.
Top Channel