25/01 21:45
Thuhet se Brad Pitt mund të ketë rilindur dashurinë e tij me ish-gruan Jennifer Aniston, pasi mori pjesë në 50-vjetorin e ditëlindjes së saj në shkurt.
Por ylli i kinematografisë qeshi kur u pyet drejtpërsëdrejti rreth Jenniferit.
Një fotograf e pyeti nëse po ktheheshin së bashku dhe Brad qeshi nën hundë dhe thjesht tha:- “Oh Zot tim!”
Aktori u martua me Jenniferin në vitin 2000 dhe u ndanë në vitin 2005.
Pas ndarjes së tij nga Jennifer, Brad filloi të takohej me Angelina Jolie, me të cilën qëndruan të martuat nga 2014-2016.
Brad u fotografua duke ecur në rrugë kur fotografi i tha atij: ‘Ju dukeni shumë mirë. Është mirë të të shoh të lumtur ‘.
Top Channel