Sipas policisë, 4 policë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes paraditen e sotme me banorët protestues të Unazës së Re.
Efektivët janë goditur me sende të forta nga një grup protestuesish, siç njofton policia.
Në orët e pasdites, policët e lënduar i vizitoi në spital edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
“Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH. Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të PSH. Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel