Papa në shtëpinë e Nënë Terezës: Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjtorja jonë

07/05/2019 22:11

Papa në shtëpinë e Nënë Terezës: Jam i lumtur që po vizitoj vendin ku ka lindur shenjtorja jonë

Kreu i Kishës Katolike vendosi një kurorë me lule në shtatoren e Nënë Terezës, përpara së cilës u përkul në shenjë nderimi. Ati i Shenjtë foli edhe për karakterin multietnik dhe multifetar të vendit, duke thënë se kjo është një karakteristike e veçantë e Maqedonisë së Veriut. Ky ishte mesazhi i përcjellë gjatë meshës së mbajtur në sheshin “Maqedonia”, ku morën pjesë 15 000 besimtarë vendas e të ardhur nga shtete të tjera.

“Përkatësia e ndryshme fetare dhe etnike mes maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe të tjerëve ka krijuar një mozaik të bukur, që do të zbukurohet edhe më tej nëse dini ta përcillni edhe tek gjeneratat e reja”, deklaroi Papa Françesku.

Papa u takua dhe me krerët e bashkësive fetare në vend, një gjest ky i parë si shenjë respekti e konsiderate. Kjo është vizita e parë papale në historinë e vendit prej 2,1 milionë banorësh. Nën masa të rrepta sigurie, përpara se t’i drejtohej shtatores së Nënë Terezës, Papa u prit më së pari nga Presidenti Gjorgje Ivanov. Ai u takua më pas me kryeministrin Zoran Zaev, i cili e vlerësoi ndalesën 1-ditore të Atit të Shenjtë si historike dhe që bart mesazhin e pajtimit e solidaritetit.

Në fokus të fjalës së Papës ishte edhe përballja e Maqedonisë së Veriut me krizën e emigrantëve: “Afrimi juaj me ata që kanë humbur shtëpitë e njerëzit e dashur, ju bën nder juve si shtet”, tha Papa Françesku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA