Dy gazetarët e agjencisë së lajmeve Reuters, që ishin arrestuar dhe dënuar në Mianmar për shkelje të “Aktit të Sekreteve Zyrtare’, u liruan të martën.

Ata qenë akuzuar për shkeljen e aktit që ishte miratuar ne vitin 1923 kur Mianmari quhej Burma dhe ishte nën sundimin kolonial britanik.

Wa Lone and Kyaw Soe Oo, ishin në mesin mijëra të burgosurve që u falën nga presidenti Wyn Myint, si pjesë e një amnistie vjetore.

Të dy gazetarët qenë dënuar shtatorin e kaluar me shtatë vjet heqje lirie. Ata po mbulonin po mbulonin fushatën brutale ushtarake në shtetin Rakhine që detyroi rreth 700 mijë myslimanë Rohingya të kalonin kufirin për në Bangladesh në gusht të vitit 2017. Gazetarët u arrestuan në muajin dhjetor të po atij viti, pas takimit me dy oficerë policie në një restorant në Yangon, të cilët u dhanë një sasi të madhe dokumentesh. Ata po hetonin masakrimin e 10 anëtarëve të komunitetit Rohingya nga policia dhe ushtarët në fshatin Inn Din.

Ata u liruan vetëm dy javë pasi që Gjykata e Lartë e Mianmarit rrëzoi apelin e dy gazetarëve. Gjykata e Lartë nuk dha atëbotë hollësi të mëtejshme se përse e kundërshtoi ankesën e gazetarëve. Avokatët e tyre thanë se gazetarëve u ishte ngritur një kurth nga policia. Në një moment gjatë procesit gjyqësor, një zyrtar i zbatimit të ligjit tha gjatë dëshmisë se tij se u kishte futur dokumente dy gazetarëve.

Wa Lone dhe Kyaw Soe Oo kanë marrë çmimin Pulitzer për raportim ndërkombëtar lidhur me publikimin e masakrës, çmim që ata e ndanë me dy kolegë të tjerë, të cilët e përfunduan materialin pas dënimit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA