Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë: Skënderbeu pret Kukësin. Tirana, Luftëtarin e Gjirokastrës

07/05/2019 19:33

Të mërkurën zhvillohen ndeshjet e kthimi të fazës gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.

Vëmendje të veçantë ka përballja që do të luhet në Korçë mes Skënderbeut edhe Kukësit. Skuadra verilindore shkon në këtë sfidë me avantazhin e fitores së parë 2-1, një rezultat ky që ashtu sikurse e deklaron edhe trajneri Ernest Gjoka, lë gjithçka të hapur për kualifikimin në finale.

Megjithatë, edhe korçarët duket se e duan me çdo kusht Kupën dhe për të konfirmuar këtë, Presidenti Takaj ka vendosur edhe një premio në rast marrje të trofeut që përkthehet me një vend në zonën europiane.

Ndërkaq, ditën e mërkurë do të luhet edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, mes Tiranës dhe Luftëtarit. Sfida e parë e zhvilluar në Gjirokastër mes këtyre skuadrave ka përfunduar me barazimin 0-0. Ndërkohë që bardheblutë janë në heshtje për shtyp në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj vazhdon ta shohw me besim ndeshjen e kthimit, edhe pse nuk e fsheh keqardhjen për mungesat e shumta.

Të dyja ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë do të luhen në të njëjtën orë, 17:00. Ndeshjet e para të zhvilluara dy javë më parë u mbyllën me rezutlatet Kukësi-Skënderbeu 2-1 dhe Luftëtari-Tirana 0-0.

Top Channel