Në brendësi të kopshtit zoologjik të Karaçit në Pakistan, mund të gjesh jo vetëm kafshët që pret të shohësh në një kopsht zoologjik, por edhe një krijesë gjysmë-njeri e gjysmë-dhelpër.
Bëhet fjalë për Mumtaz Begum, atraksioni kryesor që tërheq vizitorët. Ai është një burrë që vishet si grua në trupin e një dhelpre dhe i jep këshilla vizitorëve ose i lexon të ardhmen atyre.
“Njerëzit që vijnë këtu, largohen të lumtur dhe mua kjo gjë më bën të lumtur”, thotë Mumtaz.
33-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Murad Ali, luan rolin e kësaj qenieje mistike për 12 orë në ditë. Ai e ka trashëguar këtë punë nga babai i tij, i cili ka vdekur 16 vite më parë.
Drejtori i kopshtit zoologjik të Karaçit, Mohamed Fahim Khan, thotë se rolin e Mumtazit e bëjnë burrat pasi ata dinë t’i përgjigjen më mirë ngacmimeve të vizitorëve.
“Roli i Mumtazit është artistik. Nuk mund ta bëjë kushdo. Duhet të flasësh me njerëzit dhe të aktrosh”, thotë Khan.
Top Channel