Murale shumëngjyrëshe dhe grafite artistike surreale e kanë shndërruar qytetin port në perëndim të Kilit, Valparaiso, në një galeri gjigante në qiell të hapur që vazhdon të tërheqë artistët e rrugës dhe të kënaqë turistët.

“Muralet ekzistojnë prej vitesh por unë mendoj se përzierja e grafiteve dhe artit mural, që është arti i rrugës, ka nisur tani të evoluojë dhe të kthehet në atë që tani duket si një galeri në qiell të hapur”, tha Cynthia Aguilera.

Vetë artistët thonë se Valparaiso është qyteti perfekt për artin e tyre.

“Valparaiso është qyteti i duhur sepse me shkallët, labirintet e tij, ai të ofron shumë vende të braktisura, perfekte për të pikturuar”, tha Sammy Espinoza.

Pjesa më e madhe e njerëzve e gjejnë gjithë këtë shumë tërheqëse, pavarësisht se ka edhe skeptikë. Kjo, në zërin e vetë turistëve, është unike. Askund, në asnjë vend tjetër të botës, nuk mund të shohësh kaq shumë ngjyra nëpër rrugë e fasada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA