Donald Trump është presidenti i vetëm në historinë moderne që nuk arriti 50% të miratimit të punës në sondazhin e përvitshëm të Gallup-it se si amerikanët e perceptojnë punën që po bën presidenti.
Por në shifrat e fundit të Gallup, Trump ka arritur miratimin në 46% – vlera më e lartë që ai ka arritur në më shumë se dy vjet si President.
Po e vërtetë, megjithëse shumë njerëz ende nuk e miratojnë punën që Trump po bën, por rreth 50% e mbështesin atë. Trump në fakt ka qenë pranë vlerës 46%, që kur ai arriti në 45% në qershor 2018 dhe në janar 2017. Dhe, për të tretën herë, nuk ka një dallim statistikor të kuptueshëm mes miratimit prej 45% dhe atij 46%.
Por, kujdes! Po flasim për Donal Trump. Një burrë që ka luftuar shumë në presidencën e tij për të fituar edhe miratimin e 40% të amerikanëve për punën që po bën.
Por si shpjegohet kjo rritje e Trump? Me gjasë një sërë shifrash të mira ekonomike – ku kryeson rritja e PBB-së (Produkti i brendshëm Bruto) prej 3.2% në tremujorin e parë të vitit 2019.
9 nga 10 republikanë mbështetën Trump në mars, i njëjti numër si në prill. Në mesin e demokratëve u bë dhe miratimi i punës së Trump i përmirësuar më së shumti nga muaj-në-muaj; vetëm 4% e miratuan punën që ai po bënte në mars krahasuar me 10% të cilët thanë të njëjtën gjë në prill. Ndërkohë të pavarurit shkuan nga 33% të miratimit të punës për Trump në mars në 39% në prill.
Natyrisht, fitimet e Trumpit vijnë edhe pasi këshilltari i posaçëm Robert Mueller ka përfunduar raportin e tij në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016. Rezultati i raportit ishte: asnjë komplot kriminal i provuar me rusët nga çdokush brenda fushatës së Trump, asnjë rekomandim se a duhet të akuzohet Trump me pengim të drejtësisë. Ky mbetet një subjekt i debatuar fort, por nuk duket se ka ndikuar negativisht te njerëzit dhe perceptimin e tyre, në mënyrën se si Trump bën punën e tij.
Top Channel