Champions/ Liverpool bën të paimagjinueshmen. Fiton 4-0 ndaj Barçës dhe kap finalen e madhe

07/05/2019 23:00

Liverpool ka arritur atë që edhe tifozi i saj më i zjarrtë e kishte të vështirë ta besonte. “Të kuqtë” fituan 4-0 ndaj Barcelonës duke përmbysur humbjen 3-0 të ndeshjes së parë dhe kanë kaluar në finalen e madhe të Champions League.

Divock Origi dhe Giorgino Ëijnaldum ishin heronjtë e skuadrës së Jurgen Klopp, që arriti të bënte përmbysjen e madhe pa dy sulmuesit e saj kryesorë: Mohamed Salah dhe Roberto Firmino.

Liverpool dominoi ndeshjen nga fillimi në fund duke mos e lënë Barçën të marrë frymë, ndërkohë që Messi ishte hija e vetvetes në këtë takim, ndryshe nga ndeshja e kaluar kur mrekulloi botën me futbollin e tij.

FOTO GALERI
1/37

Top Channel