Tom Henning Ovrebo ishte një nga arbitrat më të respektuar në futbollin botëror dhe një emër që garantonte besueshmëri në cilëndo skuadër të madhe në planet. Por, kjo zgjati deri në 2009.

Gjyqtari norvegjez u kthye në harkun e vetëm një mbrëmjeje në personazhin më të sulmuar ndonjëherë mes xhaketave të zeza, pas gjykimit skandaloz në një ndeshje në Ligën e Kampioneve mes Barcelonës dhe Chelsea.

Një dekadë më parë, katalanasit u kualifikuan falë golave në fushë kundërshtare por ndeshja do të kujtohet gjithmonë nga gabimet trashanike të arbitrit norvegjez, qëi mohoi Chelsea 4 penallti dhe nuk ndëshkoi ekipin spanjoll me karton të kuq në të paktën një rast.

“Do doja të kisha ndihmën e sistemit të videoarbitrimit asokohe, por shpejt e kuptova që ajo do të ishte një natë e keqe. Nga arbitri më i respektuar, u ktheva shpejt në budallain më të madh në botën e futbollit dhe vuajta kërcënime me vdekje, mbi mua dhe familjen time. Na u desh një eskortë policie për të lënë stadiumin. Brenda vetes time zjeja nga inati dhe kuptova sesa kontroverse kishte qenë ajo ndeshje”, deklaroi Ovrebo.

Gabimet radhazi ndikuan asokohe në skualifikimin e Chelsea dhe sollën protesta dhe apelime pa fund për të anuluar ndeshjen. Ndeshja njollosi karrierën e arbitrit Ovrebo që nuk mundi të shkojë në Botërorin e Afrikës, ndërsa e ardhmja e tij u la përgjithmonë në hije.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA