Franca prezanton një model të ri këpucësh sportive që janë përkufizuara edhe si revolucionare.

Janë modele që do të përdoren si në futboll ashtu edhe në atletikë dhe ai që i krijoi ato ishte specialisti podolog i Olympique të Marseille, Jean Luc Guer që prej 7 vitesh ka krijuar edhe kompaninë e tij.

Modeli i ri i këpucëve është krijuar për të ndihmuar sa më shumë sportistët e dëmtuar dhe risia për to është pjesa e thembrës që është e lëvizshme. Po kështu ato janë të pajisur me sensorë që regjistrojnë çdo veprim në futboll në mënyrë që të përcaktohet se cila prej këpucëve është më e përshtatshme për secilin prej sportisteve.

Sipas kapitenes së skuadrës së futbollit të femrave të Olympique Marseille,Caroline Pizzalla, ky model këpucësh që tashmë është pagëzuar me emrin Wizwedge, është një kurë e mrekullueshme teksa pranoi se nuk ndjen më dhimbje në këmbë.
Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe lojtari i Los Angeles Galaxy,Roman Alessandrini që është kuruar nga Guer dhe që tashmë është bërë edhe edhe ambasadori i kësaj marke. Për krijimin e këtij modeli këpucësh, Guer i është dashur të bëjë 25 vjet kërkime. Fillimisht linja e tij e këtyre atleteve doli në internet më pas ajo u shfaq në 20 dyqane në Francë.

Problemi në këtë pikë qëndron te cmimi pasi një palë e këtij modeli këpucësh prej lëkure është 259 Euro, shifër së cilës i shtohet edhe çmimi prej 24.9 Eurosh për pjesën e thembrës ekstra që jepet me to.

Top Channel