NBA/ Sfidat e radhës, ekuilibër i plotë

06/05/2019 12:39

Ekuilibri mbizotëroi në ndeshjet e radhës së fazës së playoffit në kampionatin e NBA. Në gjysmëfinalen e Konferencës së Lindjes, Toronto fitoi ndeshjen e katërt me Philadelphias 101-96 duke barazuar serinë e përballjeve me të në 2-2.

Në Wells Fargo Center, Toronto i besoi gjithcka yllit të tij Leonard që si gjithnjë bëri mjaft mirë rolin e liderit të skuadrës teksa shëno të gjitha pikët më vendimtare të sfidës duke i dhënë mundësinë Raptors të fitojë këtë ndeshje dhe të rimarrë avantazhin e faktorit fushë.

Leonard e mbylli ndeshjen me 39 pikë të shënuara, shifër së cilës i shtohen edhe ato të 14 topave në tabelë dhe 5 assisteve. Ndërsa te Philadelphia, Joel Embiid nuk ishte në ditën e tij më të mirë teksa mbylli ndeshjen me 11 pikë, 8 topa në tabelë dhe 7 assist. ai që e mbajti 76ers në lojë ishte Jimmy Butler me 29 pikë e 11 topa në tabelë.

Edhe në Konferencën e Perëndimit mbizotëron ekuilibri pas Denver fitoi ndeshjen e katërt me Portland 116-112 duke e çuar rezultatin në serinë e sfidave në 2-2.

Denver e la pas lodhjen e ndeshjes së 3 që shkoi me 4 kohë shtesë për të siguruar këtë triumf pikërisht në shtëpin[ e Trailblazers në Moda Center, një fitore kjo që merr shumë vlerë pasi Nuggets fiton sërish avantazhin e faktorit fushë. Për të disatën herë në këtë sezon, Denver tregoi se e ka forcën psikologjike për t’u ringritur pas një humbjeje dramatike që mund të sillte të tjera pasoja. Edhe këtë radhë, njeriu i ndeshjes për Denver u bë Nikola Jokic që e mbylli sfidën me 21 pikë, 12 topa në tabelë dhe 11 assist, edhe pse ai që shënoi më shumë pikë ishte Jamal Murray, 34. ndërsa te Portland nuk mjaftuan 57 pikët në total të shënuara nga dyshja Lillard-McCollum për të evituar humbjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA