Rektori i Universitetit të Tiranës do të vijojë të qëndrojë në detyrë. Presidenti Ilir Meta ka rrëzuar propozimin e Ministrisë së Arsimit për shkarkimin e Mynyr Konit.

Si arsye e rrëzimit të kërkesës së Ministrisë së Arismit, Kreu i Shtetit thote se marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cenonte rëndë autonominë e institucioneve të arsimit të lartë.

“Presidenti i Republikës, vlerëson se në kushtet aktuale, bazuar në propozimin e bërë, marrja e një vendimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës, do të cenonte rëndë dhe, në tërësi, autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike të vendosur dhe të mbrojtur nga Kushtetuta, por dhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, pasi ushtrimi i kompetencave kontrolluese nga Ministri i Arsimit në këtë rast për gjithë sa u parashtrua më sipër nuk është kryer në mënyrë objektive, shteruese, proporcionale dhe transparente”, shprehet kreu i Shtetit.

Muajin e shkuar, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, nëpërmjet një konference për mediat bëri të ditur se kishte pezulluar rektorin Mynyr Koni, ndërkohë që i kërkoi Presidentit shkarkimin e tij, me motivacionin se ishte bërë pengesë për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA