Një armëpushim i ndëmjetësuar nga Egjipti, i ka ndalur për momentin luftimet në rripin e Gazës. Të paktën katër izraelitë dhe 23 palestinezë kanë humbur jetën në përleshje gjatë dy ditëve të dhunës, më intensivja në vitet e fundit.

Raporte të pakonfirmuara nga një stacion televiziv i Hamasit thanë se një armëpushim ishte arritur mes dy palëve, por deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga Izraeli.

Pjesë të komunitetit ndërkombëtar, përfshirë kombet e bashkuara, kanë bërë apel për qetësi. Ushtria izraelite tha të dielën se më shumë se 600 raketa ishin hedhur në territorin e Izraelit nga e shtuna ndërsa ajo kishte qëlluar 320 objektiva si reagim.

Sipas raporteve, OKB, Katari dhe Egjipti janë përpjekur të ndërmjetësojnë një armëpushim. Mëngjesin e të hënës, zyrtarët palestinezë thanë se një marrëveshje ishte arritur.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha të dielën se ai kishte urdhëruar ushtrinë të kryente sulme massive mbi elementët e terrorit në Gaza.

Izraeli tha se mbrojtja e tij ajrore kishte interceptuar më shumë se 150 raketa. Netanjahu tha se forcat e vendit përreth rripit të Gazës do të përforcoheshin me tanke, artilieri dhe trupa tokësore. Izraeli mbylli të gjitha shkollat në rrezen e 40 km afër rripit të Gazës dhe hapi disa bunker për publikun.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA