Të martën “Anfield” do të presë sfidën mes Liverpool-it dhe Barcelonës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.

Skuadra e Jurgen Klopp ka një detyrë të vështirë pasi do t’i duhet të përmbysë humbjen 3-0 të pësuar javën e kaluar në Camp Nou.

Por shkalla e vështirësisë për The Reds rritet akoma më shumë nga fakti që në fushën e lojës nuk do të jenë as Mohamed Salah dhe as Roberto Firmino, dicka që u konfirmua nga vetë trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp.

“As Salah e as Firmino nuk janë të disponueshëm për ndeshjen me Barcelonën. Por ne do të hyjmë në fushën e lojës për të fituar. Situata nuk është në favorin tonë dhe këto mungesa nuk i prisnim për ndeshjen e kthimit do të tentojmë të fitojmë këtë ndeshje dhe nëse do të na jepet një mundësi për të kaluar në raundin tjetër do të bëjme tentativën tonë. Është një sezon i gjatë dhe kemi një shans të vogël për ta zgjatur ende atë, nëse kjo nuk do të ndodhë atëherë do të luamë 2 ndeshjet e fundit në shtëpi për këtë sezon të pabesueshem dhe duhet ta festojmë duke bërë një paraqitje shumë të mirë në fushën e lojës, por edhe në tribuna”, tha Jurgen Klopp, trajner i Liverpool-it.

Mohamed Salah pësoi një goditje të fortë në kokë pas përplasjes me futbollistin e Newcastle, Dubravka dhe e la fushën e lojës me barrelë mes lotësh, ndërsa Firmino ka probleme muskulare, ashtu sikurse edhe Naby Keita, edhe ky nuk do të jetë në dispozicion të Jurgen Klopp.

Top Channel