Detaje të reja nga hetimet për eskortat; futbollistët, në zona private me shishe vere prej 20 mijë eurosh
Gara për një vend në Champions në Serie A, është bërë edhe më interesante pas barazimit të Interit ndaj Udineses të shtunën, pasi as zikaltrit nuk e kanë siguruar vendin e 3-të dhe në lojë për dy biletat e fundit që të çojnë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube janë plot 6 skuadra.
Shpreson edhe Lazio e vendit të 8-të. Bardhekaltrit e Simone Inzaghit me një fitore sot në përballjen direkte ndaj Atalantës do të futeshin fuqishëm në garën për vendin e 4-t, pasi diferenca me zikaltrit nga Bergamo do të shkonte në vetëm 1 pikë. Atalanta në krahun tjetër ka për detyrë të ruajë pozicionin e saj por edhe të ushtrojë presion ndaj Interit të vendit të tretë.
Në orën 15:00 do të luhet sfida tjetër mes Parmës dhe Sampdorias.
Në orën 18:00 do të jetë radha e Romës që sfidon Genoan në transfertë. Skuadra e Prandellit nuk e ka siguruar ende mbijetesën dhe do të bëj çmos për të ndalur verdhekuqtë e Ranierit që shpresojnë te një dhuratë e Lazios për t’u ngjitur të 4-it.
Në mbrëmje Napoli pret në San Paolo Cagliarin në një sfidë ku skuadra e Ancelottit në rast suksesi do të siguronte edhe matematikisht vendin e 2-të.
Top Channel