Chelsea kap vendin e tretë. Manchester United humb “trenin” Champions

05/05/2019 18:11

Chelsea thuasje e siguroi pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Në javën e parafundit të Premier League-s, “Blutë” e Londrës triumfuan thellë 3-0 ndaj Watford në “Stamford Bridge”, duke u ngjitur në vendin e tretë me 72 pikë, 1 më shumë se Tottenhami, që u mposht një ditë më parë nga Bournemouth.

Skuadra e Sarrit e bëri diferencën në pjesën e dytë duke e gjetur rrjetën fillimisht me Loftus-Cheeck, më pas shënuan David Luiz dhe Higuain.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Manchester United, që barazoi 1-1 në fushën e Huddersfieldit, skuadrës së vendit të fundit në Premier League.

McTominay kaloi në epërsi “Djajtë e Kuq” që në minutën 8, por skuadra e Ole Gunnar Solskjaer dështoi ta ruante avantazhin, pasi Mbenza barazoi në të 60.

Me vetëm 1 ndeshje për të luajtur, Manchester United nuk ka më asnjë mundësi për të shpresuar vendin e 4-t.

Top Channel