Liverpoolin e kapi ankthi gjatë ndeshjes me Newcastle të cilën,  The Reds e fituan 3-2. Mohamed Salah u detyrua të braktisë para kohe sfidën teksa mori një goditje të fortë në kokë pas një përplasjeje me një prej futbollistëve të Newcastle, duke dalë nga fusha e lojës me barrelë.

Ai që qetësoi të gjithë në lidhje me gjendjen e futbollistit ishte Jurgen Klopp teksa foli në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.

‘Ishte në tokë dhe mjeku duhet të merrte një vendim për ta lënë në fushë apo jo, shpjegoi Klopp-,vendosi për zëvendësimin dhe ne sigurisht që e pranuam. Kur hyri në dhomat e zhveshjes, Salah u ul dhe ndoqi vijimin e sfidës. Pra është mirë’.

Ditën e martë, Liverpooli do të luajë ndaj Barcelonës në sfidën e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve me The Reds që do të duhet të përmbysin disavantazhin 3-0 të sfidës së parë dhe Salah është një futbollist tepër i rëndësishëm. Klopp preferon të tregohet i kujdesshëm për sa i përket aktivizimit apo jo të egjiptianit në këtë përballje teksa deklaroi se duhet pritur për të kuptuar akoma më mirë gjendjen e Salah pasi mori një goditje të fortë.

Top Channel