
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Nën masa të rrepta sigurie kanë mbërritur në gjykatën e Kurbinit tre autorët e dyshuar të vrasjes se kushërinjve Mikel dhe Jani Jushit, mbrëmjen e së dielës në Laç.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të dyshuarit Markel, Manuel dhe Vincens Bushi.
Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima.
Markel, Manuel dhe Vincens Bushi, u vetëdorëzuan në polici disa orë pas ngjarjes.
Top Channel